Albanian Hymn

A ke marrë pastrimin


A ke marrë pastrimin prej Jezusit Zot?
A je larë në gjakun e shtrenjtë?
Në fuqinë e hirit a beson ti sot?
A je larë në gjakun e shtrenjtë?


Refreni
A je larë ti në gjak,
Larë në gjakun e qengjit të shenjtë?
Ësht’ e bardhe rroba jote si dëborë?
A je larë në gjakun e shtrenjtë?


A po shkon me Zotin krah për krah çdo ditë?
A je larë në gjakun e shtrenjtë?
E njeh jetën e të kryqëzuarit?
A je larë në gjakun e shtrenjtë?


Kur do t’vijë dhëndrri, ç’do të bësh, pra, ti?
A je larë në gjakun e shtrenjtë?
A do të pranohesh në mbret’rinë e tij?
A je larë në gjakun e shtrenjtë?


Hidhe ti pëlhurën që ësht’ plot me faj
Edhe lahu në gjakun e shtrenjtë?
Është një burim që shpirtin mund ta lajë
Ji i larë në gjakun e shtrenjtë?

 


Atë lavdëroje


Atë lavdëroje, që bën mrekulli!
E deshi aq botën, sa birin e tij
E dha si kurban që ai ne t’na shpërblejë:
Çdokush mund të hyj’ tash në jetë të re.


Refreni
Lavdëro Perëndinë,
Çdo njeri në k’të botë!
Lavdëro Perëndinë,
Brohorit me g’zim plot!
O, eja tek Ati
Nëpër birin e tij,
Dhe atë lavdëroje,
Që bën mrekulli!


Ç’shpërblim i përsosur, i blerë me gjak!
Premtim i sigurtë ësht’ për gjithë besimtar’t.
Bile më i posht’ri fajtor që beson
K’të falje të plotë prej Jezusit fiton.


Çfar’ punësh t’mëdha ai për ne i mbaroi!
Ç’ngaz’llim na jep ai që me gjak na shpëtoi!
Por shumë më i lartë, më i madh do të jetë
Ai çast kur ta shohim Jezusin si mbret.

 


Bën ti ç’të duash


Bën ti ç’të duash, o Perëndi.
Unë jam veç ena, mjeshtri je ti.
Një krijes’ të re, Zot, bëj ti nga unë,
Gjersa po t’pres ty k’tu, Zot, në gjunjë.


Bën ti ç’të duash, o Zoti im.
Zemrën provoje, bëj hulumtim.
Borë e bardh’ tani më lan mua;v
Plot’sisht në ty jam i dorëzuar.


Bën ti ç’të duash, o Zot Mesi.
Për t’më ndryshuar ti ke fuqi.
Te kush qëndron një forcë si kjo?
Eja, më prek dhe mua më shëro.


Bën ti ç’të duash, o Zot Jezus.
Më Frymën tënde mua më mbush.
Që t’më drejtojë më duhet aq shumë
Që ta shohë gjithkush Zotin tek unë.