Qytet i vogël, Bethlehem
Qytet i vogël, Bethlehem,
Sa shumë i heshtur je!
Yje të qetë ndriçojnë nga qiejt
Mbi ty gjersa ti fle.
Në rrug’t e tua të err’ta
Një dritë e re u gdhi,
Se Shpresa e gjithë njerëzve
Ka lindur sot tek ti.
O yje të mëngjesit
T’këndojmë me ju dhe ne.
Lavdi në qiell atij që sjell
Pajtim gjithë njerëzve.
U lind nga një virgj’reshë
K’të natë Zoti vet.
Me çfar’ habi këtë çudi
E v’renin engjëjt krejt.
Ashtu si erdhi qetas ai
Atë natë në Bethlehem,
Dhe kjo dhuratë që zbret nga lart
Tek zemrat tona vjen.
Askush nuk e dëgjon dot,
Por në k’të botë plot faj
Fajtorët i pranon tani
Që kthehen prapë tek ai.
O djalë i shenjtë, o djalë hyjnor,
Zbrit poshtë në vatrën tonë.
Çdo faj dëbo, çdo gjë ndrysho,
Që t’rrosh tek ne gjithmonë.
Me g’zim at’ lajm dëgjuam,
Që engjëjt na kanë sjellë.
Na u zbulo, tek ne bano,
O Zot Emanuel!.
Sa i madh qe je
O zot im Kur ne gjithe hutine time
I konsideroje gjithe punet qe ke ber
Yjet I shoh Degjoje bubullimen
Fuqine tende te dhene ne univers.
Ref
At’ here shpirti T’kendon shpetimi im
O perendi, sa I madh qe je
At’ here shpirti T’kendon shpetimi im
Sa I madh qe je, Sa I madh qe je.
Dhe kur mendoje Birin e tij nuk kurseu
Qe te vdes e dergoi Cka tjeter mund te beje
Dhe ne kryq Barren time e mbarti
Gjakun derdhi, mekatin ma mori.
Tek kryqi i Jezusit
Tek kryqi i Jezusit
E zgjodha vendin tim,
Nën hijen e një të madhit shkëmb
Që mbron nga çdo mjerim;
Porsi strehim në shkretëtirë,
Ku unë mund të pushoj;
Në pisk të vapës Zoti im
Më bëri një mburojë.
O strehë aq e shtrenjtë,
Shpeshherë e provuar!
O vend ku dashuria
Me të drejtën u takua.
Ashtu si e pa Jakovi
Në ëndërr në Bethel,
Për mua ësht’ kryqi yt porsi
Një shkallë që çon në qiell.
Përtej, në anën tjetër
Të kryqit ësht’ një gropë
E gjerë dhe e thellë,
Një humnerë me terr të plotë.
Por kryqi me dy krah të zgjatur,
Si rojtar qëndron;
E nga varri i përjetëshëm
Të na shpëtojë kërkon.
Mbi kryqin e Jezusit
Unë ndonjëherë shikoj
Me sy të zemrës at’ njeri
Që aq për mua pësoi.
Nga zemra e zhuritur
E pranoj unë, duke qarë,
Dashurinë e tij t’shpërblyeshme
Për mua, një mëkatar.
Në fresk të hijes së kryqit,
Sa dua, o Zot, të rri.
S’më duhet asnjë tjetër dritë,
Veç kjo që vjen nga ti.
Shkëlqimin e k’saj bote unë
S’e mbaj më si fitim;
Mëkati im për mua ësht’ turp,
Në kryq ësht’ lavdi im!