Albanian Hymn

Zërin tënd po e dëgjoj


Zërin tënd po e dëgjoj,
Duke më thënë sot:
Pastrim do t’gjesh në gjakun tim
Që derdha në Golgotë.


Refreni
Po vij tek ti, o Zot!
Tek ti po vij unë sot.
Më pastro në gjakun tënd
Që derdhe në Golgotë.


Qoft’ i dobët, qoft’ i lig,
Nga ti fitoj fuqi;
Dhe shpirtin tim të ndytë e lan
Nga çdo padrejtësi.


Mua Jezusi po më nxit
T’jetoj në dashuri
Me paqe e me shpresë të plotë
Në mbretërinë e tij.


Ku mëkati mbretëroi,
Jezusi sot vepron;
Duke m’treguar hir mbi hir
Nga faji më liron.


Mua në zemrën time ai
Më jep këtë dëshmim,
Që çdo premtim unë do t’fitoj
N’u lutsha me besim.


Hirin e shpërblyeshëm
E gjakun që pajton
I gjeta në Jezus Mesinë,
Që jetën ma drejton.

 


Zot shpërblyes udhëheqmë


Zot shpërblyes udhëheqmë
Pelegrin në vend të shkretë.
Jam i dobët por më mban me
Dorën tënde t’fort’ ti vet.
Bukë qielli, bukë qielli;
Më ushqe dhe mua më ngop.


Hap burimin e kristaltë
Ku përroi shërues rrjedh.
T’më udh’heq’ kolona e reve
Dhe e zjarrit kudo që bredh
O çlironjës, o çlironjës,
Më forco dhe mua më mbro.


Dhe kur bregun e Jordanit
Do ta shkel, çdo frikë largo.
Nëpër ujëra vërshuese
Gjer në Kanaan mua më ço.
Këng’ lavd’ruese, këng’ lavd’ruese
Do t’këndoj për ty gjithmonë.


Na merr malli të të shohim
Dhe t’banojm’ tek ti në qiell
Ku do t’gjejm’ në bashkësi të
Ëmbël një dashuri të thell’
Ne që t’presim, ne që t’presim,
Eja merrna për në sht’pi.

 


Zoti Më Zgjodhi


Zloty më zgjodhi! Ç’hir qenka kjo!
Ç’parashijim i lavdisë hyjnor’!
Jam i shpërblyer si trash’gimtar;
Jam i rilindur, me gjak i larë.


Refreni
Ky ësht’ tregimi që po këndoj;
Gjithnjë Jezusin do ta lavd’roj.
Ky ësht’ tregimi që po këndoj;
Gjithnjë Jezusin do ta lavd’roj.


Gjithmonë i bindur veç Zotit tim;
Tani zbulime t’lavdishme më vijnë.
Rreth e përqark mëshirat jehojnë,
Fjalë plot hir prej qiellit kumbojnë.


Duke dëgjuar, jam në pushim.
Tani s’po bëj më unë vullnetin tim.
Qetas e pres veç urdhrin e tij;
Jam për Jezusin plot dashuri!

 


Zoti yt vjen!


Zoti yt vjen! Gëzohu, botë!
Pranofsh ti mbretin tënd.
Një vend t’i japë çdo zemër sot,
Edhe çdo zë një këng’,
Edhe çdo zë një këng’,
Edhe, edhe çdo zë një këng’.


Ja, Shpëtimtari u afrua!
Kudo shpërthen gëzim.
Çdo mal, shkëmb, fush’, lum e përrua
Jehon këtë ngaz’llim,
Jehon këtë ngaz’llim,
Jehon, jehon këtë ngaz’llim.


Gjembat mbi tokë mos rritshin më,
As hidhërim as faj,
Por gjith’ bekimet një pas një.
Ka thyer mallkimin ai!
Ka thyer mallkimin ai!
Ka thyer, ka thyer mallkimin ai!


Me dhembshuri e rreptësi
Ai kombet i drejton.
Drejt’sin’ e dashurisë së tij
Tani gjithkush shikon,
Tani gjithkush shikon,
Tani, tani gjithkush shikon.