Albanian Hymn

Për ty unë kam nevojë


Për ty unë kam nevojë,
I dashur Zot Jezus.
Kur ti më th’rret, dëgjoj
Dhe paqja mua më mbush.


Refreni
Për ty unë kam nevojë, Zot.
Unë pa ty s’jetoj dot.
*Ccedil;do orë e çdo çast
Po të kërkoj.


Për ty unë kam nevojë,
O, pranë meje rri.
Tundimet s’më pushtojnë
Kur afër, Zot, je ti.


Për ty unë kam nevojë,
Në g’zim e në shtrëngesë.
Eja, tek unë bano;
Pa ty s’kam fare shpresë


Për ty unë kam nevojë,
Gjithçka që ke premtuar
Nga zemra i besoj;
Plot’soji k’to për mua.


Për ty unë kam nevojë,
O Zot Jezus Mesi.
Që unë të të takoj,
Po vij, po vij tek ti.

 


Pjesëmarrje unë a mund t’fitoj


Pjesëmarrje unë a mund t’fitoj
Në gjak të shpëtimtarit tim?
Jetën e dha, për mua pësoi,
U bë kurban nga shkaku im.
Ah, ç’dashuri që m’u afrua,
Kur vdiqe ti, o Zot, për mua.
Ah, ç’dashuri që m’u afrua,
Kur vdiqe ti, o Zot, për mua.


Ësht’ fshehtësi e madhe kjo:
Ka vdekur i pavdekshmi Zot!
Thell’sin’ e dashurisë hyjnor’
S’e depërtojnë as engjëjt dot.
ësht’ krejt mëshirë! Çdokush lëvdoftë,
Gjith’ njerëzia k’të e pranoftë.
ësht’ krejt mëshirë! Çdokush lëvdoftë,
Gjith’ njerëzia k’të e pranoftë.


Ç’hir i pashoq! I madhi Zot
U zhvesh nga çdo lavdi e tij,
Zbriti porsi shërbyes në botë
Për t’më shpërblyer me dashuri.
Ç’mëshirë e plotë e papërshkruar!
Se kjo, o Zot, më ka zbuluar.
Ç’mëshirë e plotë e papërshkruar!
Se kjo, o Zot, më ka zbuluar.


Si i burgosur në lig’si
Lëngonte shpirti im shumë ditë.
Rreze jet’dhën’se lëshove ti
Dhe burgu im flak’roi me dritë.
Zinxhir’t e mi at’ çast u thyen
Dhe në liri u ngrita unë.
Zinxhir’t e mi at’ çast u thyen
Dhe në liri u ngrita unë.


Asnjë dënim tani s’do t’ket’,
Jezusi dhe çdo gjë jet’sor’
Që ësht’ tek ai mua më përket;
Jam veshur me drejt’sinë hyjnor’.
Pra, plot guxim, si trash’gimtar,
Nga Zoti im kuror’ do t’marr.
Pra, plot guxim, si trash’gimtar,
Nga Zoti im kuror’ do t’marr.

 


Pranë kryqit mua më mbaj 


Pranë kryqit mua më mbaj,
Tek ai krua i shenjtë;
Si një lum shërues, ai
Rrjedh me gjak të shtrenjtë.


Refreni
Për k’të kryq, për k’të kryq
Unë gjithnjë do t’mburrem.
Çlodhet dhe merr forcë atje
Shpirti i lëkundshëm.


Pranë kryqit, mua, fajtor
Mirësia më gjeti.
Më ndrit me shkëlqim hyjnor
Ylli i mëngjesit.


Pranë kryqit, Qengj i shenjtë
Ditë për ditë çomë.
T’mos harroj k’të vend të shtrenjtë
Mua, o Zot, mësomë.


Pranë kryqit, unë do t’pres
Duke e besuar,
Që t’arrij kur unë të vdes
Në at’ vend t’bekuar.