Albanian Hymn

C’hir madheshtor


C’hir madheshtor Shih sa gezim
Qe nje mjeran shpetoi
Dikur pa shprese dhe ne verbim
Tani shpetim shikoj


Ref
Pranga me skam, Sot jam I lire
Se shpetimtari me dha shpetim
Dhe porsi lum, meshira rrjedh
Me dashuri dhe hir mbi ne


Dhjete mije vjet atje kur tjem
Nen gjithe ate shkelqim
Me teper dite t’lavdroj do t’kem
Ashtu si ne fillim.

 


Ç’mik na është Jezus Krishti


Ç’mik na është Jezus Krishti
Në çdo rast ai na mbron
Ç’provilegj t’i shpiem Zotit
Çdo gjë zemrën na lëndon
O ç’paqtim shumë herë largojmë
O ç’mundime heqim kot
Vetëm se s’ia bëjmë të njohur
Me të falur të madhit Zot.


Kemi ngasje dhe mundime
Jemi mbushur me hidhërim
Le t’ia bëjmë të njohur Zotit
Na dhuron Ai paqëtim
Mund të gjemë mik të tillë
Tjetër Mik si Zotin Krisht
Jo pra zemrën hap tregoji
Ç’të mundon ty kotësisht.


Nëse je rëndë i ngarkuar
Edhe barrën nuk mban dot
Ngri lart sytë dhe vështro Zotin
Veten mos mundo më kot
Të mërzisin njerëzia
Nuk të mbet mbi dhe një mik
Ia thuaj të gjitha Zotit
Ai të është mik besnik.

 


Çdo Gjë Unë Të Dorëzoj


Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Çdo gjë jap në tërësi.
Do t’të doj’ dhe t’të besoj, Zot,
Në praninë tënde t’rri.


Refreni
Çdo gjë dorëzoj,
Çdo gjë dorëzoj
Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot,
Çdo gjë dorëzoj.


Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Para këmbëve të tua
Qejfe t’kota i lëshoj, Zot.
Më prano, prano Ti mua.


Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot,
Plotësisht i yti t’jem.
Frymën Tënde ta pranoj, Zot,
Sa që di, që Ty të kem.


Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Tërë jetën merre Ti.
Mua më mbush, këtë kërkoj, Zot,
Me fuqi dhe dashuri.