Gjith’ Ju Qe Besoni
Gjith’ ju që besoni
Me gëzim t’ngadhnjy’sve
Shpejtoni, shpejtoni në Bethlehem.
Mbreti i engj’jve sot ndër ne ka lindur.
Refreni
Të shkojmë, ta adhurojmë,
Të shkojmë, ta adhurojmë,
Të shkojmë, ta adhurojmë
Jezusin Zot!
Vërtet Perëndia,
Drita e përjet’shme
Porsi një njeri pa mëkat e pa faj
Prej një virgj’reshe k’tu në botë erdhi.
Barinjtë në fusha
Tufat krejt i lanë
Që t’shkojnë ta kërkojnë shpëtimtarin tonë;
Dhe siç u thanë, në një grazhd e gjetën.
Dijetarët nga lindja
Mbretit prej së larti
I dhanë, i dhan’ ar dhe kem dhe mirrë.
Para k’tij mbreti krejt në gjunjë do t’bien.
Në stallë të thjeshtë,
Si një i vobektë,
Për ne, mëkatarët, ke lindur ti.
Ne sa të duam, ty që kaq na deshe.
Pra, kore të engj’jve,
Sot me këng’ t’lavdrueshme
Këndoni, këndoni në lartësi:
Lavdi në qiell i qoftë Perëndisë!
Ndër ne mirë se erdhe,
Mbret i porsalindur,
Jezus, o Jezus, ty të qoft’ lavdi!
Fjala e Atit sot ësht’ mishëruar.
Kur paqja, si lum
Kur paqja, si lum, zemrën time përshkon
Dhe vjen porsi dallg’ një hidh’rim,
Unë ndihem i dobët, por ti më mëson
Se at’ çast ësht’ i fort’ shpirti im.
Refreni
Ësht’ i fort’ shpirti im!
Ësht’ i fort’, ësht’ i fort’ shpirti im!
Kur djalli sulmon, dhe tundime më vijn’,
Kam k’të sigurim të bekuar:
E pa gjendjen time t’pashpres’ Zoti im;
Derdhi gjakun e tij ai për mua.
Mëkati im, krejt, jo një pjes’, por i tër’
—Sa shum’ më gëzon ky mendim!—
Në kryq ësht’ mbërthyer, un’ s’e mbaj më atë.
Lavdëro, shpirti im, Perëndinë.
Për Krishtin jetoj, pra kur vdekja do t’vij’,
As frik’ un’ s’do t’kem, as shqet’sim!
Se ai do t’ndihmoj’, si ndihmoi gjer tani
Dhe fuqi do t’i jap’ shpirtit tim.
Dhe ditën kur ti do të vish presim ne,
Të shkojm’ drejt në qiell, jo në varr;
Që un’ zërin tënd ta dëgjoj kur mbi re
Do të vish, Zoti im, për t’më marr’