Albanian Hymn

Gjith’ Ju Qe Besoni


Gjith’ ju që besoni
Me gëzim t’ngadhnjy’sve
Shpejtoni, shpejtoni në Bethlehem.
Mbreti i engj’jve sot ndër ne ka lindur.


Refreni
Të shkojmë, ta adhurojmë,
Të shkojmë, ta adhurojmë,
Të shkojmë, ta adhurojmë
Jezusin Zot!


Vërtet Perëndia,
Drita e përjet’shme
Porsi një njeri pa mëkat e pa faj
Prej një virgj’reshe k’tu në botë erdhi.


Barinjtë në fusha
Tufat krejt i lanë
Që t’shkojnë ta kërkojnë shpëtimtarin tonë;
Dhe siç u thanë, në një grazhd e gjetën.


Dijetarët nga lindja
Mbretit prej së larti
I dhanë, i dhan’ ar dhe kem dhe mirrë.
Para k’tij mbreti krejt në gjunjë do t’bien.


Në stallë të thjeshtë,
Si një i vobektë,
Për ne, mëkatarët, ke lindur ti.
Ne sa të duam, ty që kaq na deshe.


Pra, kore të engj’jve,
Sot me këng’ t’lavdrueshme
Këndoni, këndoni në lartësi:
Lavdi në qiell i qoftë Perëndisë!


Ndër ne mirë se erdhe,
Mbret i porsalindur,
Jezus, o Jezus, ty të qoft’ lavdi!
Fjala e Atit sot ësht’ mishëruar.

 


Më tepër dashuri


Më tepër dashuri
Për ty, o Zot.
Kjo ësht’ dëshira që
Unë e kam sot.


Refreni
Unë kërkoj nga ti
Më tepër dashuri
Për ty, o Zot,
Për ty, o Zot!


At’ qejf që bota jep
Kërkoja unë,
Por unë tash të kërkoj
Këtu në gjunjë.


O pikëllim i butë,
Tek unë punofsh.
Prej zemrës sime, Zot,
Çdo gur largofsh.


At’ ditë kur frymën e
Fundit të jap,
Unë këtë dëshirë
S’do ta marr prapë.

 


Natë e shenjtë, natë e qetë


Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Janë në gjumë njer’zit krejt
Vetëm Jozefi edhe Maria
Janë të zgjuar me të shenjtin fëmijë
Fli me paqen qiellore!
Fli me paqen qiellore!


Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Ç’dashuri! Zoti vetë
Si një foshnjë na u zbulua
Plot hare për të na shpëtuar
Ja, Jezusi u lind
Ja, Jezusi u lind


Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Ca barinj me të shpejtë
Lajmet e engjëjve i dëgjuan
Edhe në Bethlehem vrapuan
Shpëtimtari u lind!