Albanian Hymn

Çdo Gjë Unë Të Dorëzoj


Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Çdo gjë jap në tërësi.
Do t’të doj’ dhe t’të besoj, Zot,
Në praninë tënde t’rri.


Refreni
Çdo gjë dorëzoj,
Çdo gjë dorëzoj
Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot,
Çdo gjë dorëzoj.


Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Para këmbëve të tua
Qejfe t’kota i lëshoj, Zot.
Më prano, prano Ti mua.


Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot,
Plotësisht i yti t’jem.
Frymën Tënde ta pranoj, Zot,
Sa që di, që Ty të kem.


Çdo gjë unë të dorëzoj, Zot.
Tërë jetën merre Ti.
Mua më mbush, këtë kërkoj, Zot,
Me fuqi dhe dashuri.

 


Engjëjt Lajmëtarë


Engjëjt Lajmëtarë këndojnë
Lavdi mbretit që u lind
Paqe mbi botë edhe mëshrë
Perëndia na pajtoi
Cohuni më gëzim o kombe
Të festojmë fitoren n’qiell
Bashkë me engjëjt shpallim fort
Krishti u lind në Betlehem


Chorus
Engjëjt lajmëtarë këndojnë
Lavdi mbretit që u lind


Princin e Paqes ju nderoni
Nder për Birin e drejtësisë
Dritë dhe jetë ai na sjell
Ai u ngrit të na shërojë
La mënjanë lavdinë në qiell
Lindi t’na shpëtojë nga vdekja
Bijtë e njërzve që të ngrejë
Dhe të na japë një jetë të re


Krishti i admiruar në qiell
Krishti Zot i përjetësisë
Vonë në kohë ja ku po vjen
Lindur nga një virgjëreshë
Shih hyjninë e shfaqur n’mish
Mishërimin hyjnor nderoni
Si njeri mes nesh banoi
Jezusi Emanuel

 


Engjejt prej lavdise se qiejve


Engjëjt prej lavdisë së qiejve
Shpallin sot një lajm të mirë,
Më i mirë se gjith’ të tjerët:
Lindi sot Jezus Mesia.


Refreni
Ejani dhe adhurojeni
Zotin, shpëtimtarin sot!


Ju barinj, e lini tufën
Që në fushë po kullot,
Se në Bethlehem ka lindur
Shpëtimtari, Zoti, sot.


Ejani, ju dijetarë,
Ju që yllin keni parë;
E dhuratat merrni sot që
Keni ju, mirrë, kem dhe ar.


Dhe të shenjtë para fronit
E nga larg me pritje v’rejnë:
Ai që mbretëron në qiell ka
Lindur sot në Bethlehem.